Site icon Telegrafi

Vazhdohet paraburgimi për Zahir Beqiri – Çaushin

Gjykata e apelit në Shkup e ka pranuar ankesën e Prokurorisë themelore Shkupi dhe ia ka vazhduar paraburgimin Zahir Beqiri-Çaushit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Sot Gjykata e Apelit në Shkup, deri te Gjykata themelore Shkupi 1 ka dorëzuar vendim me të cilën pranohet ankesa e PThP Shkupi kundër vendimit të Gjykatës themelore Shkupi 1, kundër personit Z.B, ndërsa vendimi i gjykatës ndryshohet, me se masa për paraburgim kundër personit Z.B zgjatet, duke u llogaritur nga 31 maji i vitit 2016, deri në plotfuqishmërinë e vendimit. Sa i përket personit I.B., ankesa e PTHP Shkupi refuzohet si e pabazë, ndërsa vendimi i Gjykatës themelore Shkupi 1 vërtetohet,  me se të akuzuarit i ndërpritet masa paraburgim. Të dy personat që ishin pjesë e lëndës të cilën e udhëheq kjo gjykatë P.nr.773/16 dhe ishin të dënuar për më tepër vepra penale, pas së cilës gjykatësi pas sjelljes së vendimit, solli vendim dhe e ndërpreu masën paraburgim, ndërsa prokuroria dorëzoi ankesë kundër këtij vendimi “- thuhet në njoftimin  e Gjykatës themelore Shkupi./Telegrafi/

Exit mobile version