Site icon Telegrafi

Vazhdohet paraburgimi për shtetasin e dyshuar serb i cili vrau qytetarin 27 vjeçar nga Ohri

Prokuroria themelore publike e Ohrit deri te Gjykata themelore e Ohrit ka dorëzuar aktakuzë kundër shtetasit të Republikës së Serbisë për vrasje në bazë të nenit 123 të Kodit penal, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Me akuzën e dorëzuar ai ngarkohet se më datë 01.01.2016, para një kafeneje në Ohër, me përdorimin e forcës fizike, ia ka shuar jetën një personi. I akuzuari me goditje të forta i ka shkaktuar lëndime të mëdha trupore djaloshit 27 vjeçar nga Ohri, si pasojë e të cilës ai ka ndërruar jetë. Pastaj shtetasi serb është kthyer në kafene dhe ka vazhduar të argëtohet.
Me kërkesë të prokurorit kompetent publik, gjykata ia ka vazhduar të akuzuarit masën paraburgim për 30 ditë të tjera“, njoftojnë nga Prokuroria themelore e Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version