Gjykata Themelore i ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar.
Vazhdimi i paraburgimit është bërë për arsye se Temelko si i akuzuar për keqpërdorime zgjedhore në lëndën e PSP-së “Titanik”, akoma nuk ka dalë para trupit gjykues. Nga ana tjetër, mbrojtja ende nuk e ka pranuar vendimin.
Temelko më 26 shtator u dorëzua në polici pas kërkimit me flet-arrest ndërkombëtar. Në lëndën e PSP-së “Titatnik” dyshohen edhe ish zyrtarët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski.