Site icon Telegrafi

Vazhdohet paraburgimi për Bozhinovskin

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike themelore për krim të organizuar dhe korrupsion, për vazhdimin e masës paraburgim për të akuzuarin Z.B., ka sjell vendim me të cilin e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe e ka vazhduar masën paraburgim për 30 ditë, njoftojnë nga Gjykata penale.

“Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion me propozim për vazhdim të masës paraburgim ka dorëzuar edhe aktin e akuzës kundër personit për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “shoqërim kriminal, spiunazh dhe shantazh”, thuhet në njoftim.

Për këto vepra penale Z.B. është ndjekur gjatë vitit 2013, por për shkak të pa qasshmërisë së tij për organet e përndjekjes hetimi ishte ndërprerë dhe kishte vazhduar pas ekstradimit të akuzuarit nga Republika e Serbisë në Maqedoni më 21 prill të këtij viti./Telegrafi/

 

Exit mobile version