Këshilli Penal me kërkesë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ia ka vazhduar paraburgimin për 30 ditë Toni Jakimovskit, ish-shef i kabinetit të Sasho Mijallkovit, i cili është i dyshuar për larje parash në policinë sekrete.
Jakimovski është i dyshuar së bashku me dy persona tjerë, të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, të cilat gjithashtu kanë marrë paraburgim prej 30 ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Prokurorisë, në periudhën prej janarit 2007 deri në maj 2017 të dyshuarit, si persona zyrtar në DSK, me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë vepruar në kundërshtim me udhëzimin për shfrytëzimin e mjeteve të dedikuara për DSK-në.
Me veprimet e tyre, ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 50.670.000 denarë, ose afërsisht 823 mijë euro./Telegrafi/