Telegrafi

I vazhdohet paraburgimi ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski

Gjykata Penale e Shkupit i ka vazhduar paraburgimin ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vlladimir Atanasovski.

Avokati i tij Jordan Apostolloski, tha se vendimin e shkallës së parë akoma nuk e kanë marrë, po se do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën e Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Atanasovski nga Prokuroria dyshohet për vepër penale “shoqërim në veprimtari kriminale”, pasi në një nga seancat për 27 prillin emri i tij është përmendur si organizatorë i ngjarjeve të përgjakshme, së bashku me disa persona tjerë.

Vlladimir Atanasovski në krye të DSK-së u emërua në fund të vitit 2016, kur nga funksioni u largua drejtori i atëhershëm Sasho Mijallkov, të cilit para vitit të ri ju shqiptua masa e arrestit shtëpiak./Telegrafi/