Site icon Telegrafi

Vazhdohet ndalesa, shtetasit e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi deri më 7 janar

Deri më 7 janar qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi për shkak se autoritetet greke vazhduan ndalesën për pranimin e shtetasve të Maqedonisë deri më 7 janar.

Një ndalesë e tillë vjen si masë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe kjo ndalesë nuk vlen për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe vendet e Shengenit. Ndalesa po ashtu nuk vlen për personelin mjekësor, hulumtuesit dhe punonjësit shëndetësor.

Ky vendin nuk vlen për anëtarët e delegacionit shtetëror, personelin diplomatik në përfaqësitë konsullore diplomatike dhe delegacionit, personelin e institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, anëtarët e organizatave humanitare gjatë aktiviteteve dhe po ashtu nuk vlen për udhëtarët transit, studentët që studiojnë në Greqi, personat që kujdeset për personat e moshuar dhe personat me nevoja të veçanta si dhe punonjësit sezonal bujqësor.

Ndryshe, kjo ndalesë vazhdohet çdo dy javë që nga fillimi i pandemisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version