Site icon Telegrafi

Vazhdohet ndalesa për hyrje në Greqi deri më 12 tetor

Dy vendime ministrore që kanë të bëjnë me kufizimin e përkohshëm të lidhjeve tokësore, detare dhe ajrore të vendit dhe të ndalesës për hyrje të shtetasve nga vende të treta, Greqia i vazhdoi deri më 12 tetor.

Lidhur me kufijtë tokësorë, kufizimet, “për shkaqe preventive për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja e mëtutjeshme e coronavirusit në territorin grek” janë për periudhën kohore prej 1 deri më 12 shtator 2020, ndërsa për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, është e lejuar hyrja vetëm përmes Bullgarisë, përkatësisht përmes vendkalimit kufitar Promahonas dhe vetëm me test molekular negativ për Covid-19 të bërë deri 72 orë para arritjes.

Nga vendkalimet e tjera kufitare që janë të hapura, përkatësisht Kakavijë dhe Kristalopigi drejt Shqipërisë, Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut, Nimfea drejt Bullgarisë dhe Kipi drejt Turqisë, hyrja në Greqi është e lejuar vetëm për kategori të caktuara dhe gjithashtu me test negativ PCR.

Vendimi i dytë ministror ka të bëjë me ndalesën për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, me përjashtim të banorëve të përhershëm të Australisë, Gjeorgjisë, Kanadasë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguajit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është në fuqi prej sot, ndërsa vlen deri më 12 tetor të këtij viti.

Gjithashtu, përjashtim bëjnë edhe disa kategori të caktuara të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata të cilët kanë leje qëndrimi në ndonjë vend anëtar të BE-së apo vende nga Zona e shengenit, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatë, transportues, vozitës të kamionëve që bartin mallra, udhëtarë tranzit, studentë, persona të cilët kujdesen për persona të moshuar dhe persona me invaliditet, si punëtorë bujqësorë sezonal.

Bëhet fjalë për dy vendimet ministrore, të cilat në muajt e kaluar u vazhduan në çdo dy javë.

Vazhdimi i fundit ishte për periudhën prej 16 deri 30 shtator 2020, ndërsa prej sot hyjnë në fuqi vendimet e reja, të cilat mbrëmë u publikuan në Gazetën zyrtare të Greqisë.

Exit mobile version