Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 sot e vazhdoi masën e paraburgimit për 29 persona në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave iu zgjatet paraburgimi 30 ditor, katër personave iu vazhdua masa arrest shtëpiak, ndërsa dy persona zëvendësuan masën paraburgim me arrest shtëpiak.
Kundër këtyre vendimeve lejohet e drejta e ankesës në Gjykatën së Apelit në afat prej 48 orëve pas pranimit të vendimit./Telegrafi/