Site icon Telegrafi

Vazhdohet afati për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër

Mbarimi i afatit për ndërtimin e një pjese të rrugës Kërçovë-Ohër do të jetë me 30 qershor të vitit 2021, parashikon teksti i marrëveshjes për ndërtimin e kësaj rruge, e miratuar në mbledhje e mbrëmshme të qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas deklaratës së Minsitrit për Transport dhe Lidhje Goran Sugarevski, është e nevojshme projektimi i tuneleve në të gjithë shkurtimet, në më shumë vijaduke, urave, murreve, mbikalimeve, nënkalimeve, pllakave dhe tubave të dëmtuar, pastaj komplemtimi i dokumentit të projektit për nëntë pikat, si dhe për përpunimin e projektit për pozitat që nuk janë sqaruar në projektin bazë, ndërsa është dashur të ishin paraparë për shkak funksionimit të duhur të autostradës.

“E gjithë kjo shkakton shtesa të reja pune dhe kjo ndikon edhe në zgjatjen e afatit kohorë, por gjithashtu ndikon edhe iplikimin e mjeteve financiare të rendësishme në vlerën përfundimtare të autostradës”, tha Sugarevski.

Ai theksoi se suazë të kësaj vetëm vazhdohet afati për ndërtimin e rrugës, ndërsa ende janë duke u bërë analizat përfundimtare të burimeve shtesë që do të jenë të nevojshme./Telegrafi/

Exit mobile version