Site icon Telegrafi

Vazhdohet afati kalimtar në hendboll

Afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve dhe hendbollisteve është vazhduar edhe për një javë.

Afati për kalim të lojtarëve tani është i hapur deri më 6 gusht e jo deri më 31 korrik – thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Bordi i FHK-së ka vendosur për shkak të situatës së krijuar me pandemi dhe për faktin që dita e fundit i ka rënë në festë.

Lexo po ashtu Hendboll, të mërkurën fillon afati kalimtar

Afati i rregullt kalimtar për edicionin 2020/21 ishte caktuar të fillonte më 15 korrik dhe të mbaronte më 31 korrik, në përputhje me Rregulloren mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre. Data e fundit tash është vazhduar deri më 6 gusht.

Të drejtën e paraqitjes së kërkesave për regjistrim e kanë të gjithë ata lojtarë dhe lojtare që nuk kanë kontrata valide me skuadrat e tyre, apo me marrëveshje të skuadrave, sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre.

Exit mobile version