Është shtyrë edhe për dy javë të tjera, deri më 24 janar, vendimi për PCR negativ të detyrueshëm ose test të shpejtë për hyrjen në Greqi, si për të vaksinuarit ashtu edhe për të pavaksinuarit dhe ata që kanë kaluar Covid-19, të prezantuar më 19 dhjetor 2021, do të vazhdojnë edhe në vitin 2022.
Masat vlejnë për të gjithë udhëtarët, përfshirë edhe ata nga Maqedonia e Veriut, tha korrespondentja e AIM-së nga Athina.
Vendimi i ri ministror është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare të Greqisë, hyn në fuqi nesër në mëngjes dhe parashikon një rezultat negativ të detyrueshëm nga një test PCR i bërë 72 orë para udhëtimit ose një test i shpejtë 24 orë para mbërritjes, së bashku me një formular të plotësuar PLF.
Nuk ka ndryshime në lidhje me udhëtarët e pavaksinuar, të cilët përveç testit të kryer më parë, do të testohen me hyrjen në Greqi, masë kjo që ka kohë që aplikohet dhe vlen për udhëtarët që vijnë nga 16 vende të veçanta, përfshirë Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/