Nën moton ‘Vazhdo të lëvizësh, lëvizja është jetë’, sot në Strugë përfundon ‘Kongresi i dytë i Fizioterapistëve të Maqedonisë në organizim të Shoqatës së fizioterapistëve të Republikës së Maqedonisë (SHFRM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kongres marrin pjesë fizioterapistë të njohur botërorë dhe punonjës shëndetësorë të afërt me fizioterapinë, nga Maqedonia, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Italia, Zvicra, Gjermania, SHBA, Britania e Madhe, etj, ndërsa i ftuar special do të jetë i njohuri dr. Kenzo Kase inovator i kineziotejpingut.
Në kuadër të kongresit Tamara Kosheviq fizioterapiste specialiste e diplomuar. Limfen terapiste nga Londra do t’i dhurojë pajisje ortopedike për terapi kompresive përfaqësuesve të shoqatës BORKA. /Telegrafi/