Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka realizuar vazhdimin e tretë të mbledhjes së Kryesisë të filluar më 16 mars, ku ishte biseduar për zbatimin e programit nga ana e pushtetit ekzekutiv qendror si dhe për aktualitetet politike.
Në këtë takim, kryetari i Ali Ahmeti ka njoftuar udhëheqësinë e partisë rreth bisedimeve me partnerin e koalicionit në lidhje me zgjerimin e koalicionit parlamentar si dhe në lidhje me negociatat për çështjen e emrit dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Anëtarët e Kryesisë në detaje shqyrtuan rrjedhën e zbatimit të programit dhe e përmbyllën pjesën e informimit nga ana e ministrave, zv.ministrave dhe sekretarëve shtetërorë para udhëheqësisë partiake.
Mbledhja e Kryesisë së BDI-së do të vazhdojë të premten e ardhshme, 13 prill, me fillim në ora 14 në selinë e partisë në Tetovë./Telegrafi/