Telegrafi

Vazhdimi i seancës pa opozitën

Asnjëra prej tri subjekteve opozitare nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës plenare, që do të organizohet të mbahet të martën.

AAK-ja e Nisma e kanë shpallur bojkotin edhe për seancat e tjera, e LVV-ja është përcaktuar të mos jetë vetëm në këtë vazhdim, shkruan “Koha Ditore”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se vendimi i partisë së tij dhe i Nismës për Kosovën për bojkot të Kuvendit të Kosovës është kundërshtim i marrëveshjeve për Asociacion dhe Demarkacion.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion me LVV-në për Prishtinën, Haradinaj ka thënë se janë në konsulta të rregullta me partitë politike opozitare dhe ato do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.