Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.
Kryetari i Kuvendit bëri të ditur se iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i është dërguar për mendim Qeverisë së Kosovës.
Veseli po ashtu tha se nuk e di se kur do të shkojë në seancë marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, pasi komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur. /Telegrafi/