Halo Infinite do ta ketë edhe vazhdimin e gjatë këtë vit, nga franshiza tashmë shumë e njohur dhe e suksesshme Halo.
Më herët ka pasur të dhëna, se kjo video-lojë nuk do të lansohet, si pasojë e rrethanave të krijuara nga coronavirusi, por studioja 343 që merret me zhvillimin e lojës, ka thënë se gjithçka do të shkojë si është planifikuar, transmeton Telegrafi.
Krijuesit e lojës, që jan angazhuar që nga viti 2011, kanë thënë se e kanë përshtatur punën në atë mënyrë, që ta përfundojnë në kohën e duhur.
Përmbajtja e kësaj video-loje, vazhdon të jetë fantastike dhe shkencore më bazë në ushtri, ndërsa do të jetë në dispozicion për Microsoft dhe platformat Xbox.
Seritë e Halo, kanë qenë ndër më të rrëndësishmet në historinë e video-lojërave, pasi kanë arritur të grumbullojnë më se tre miliardë përdorues.
Megjithëse seria e fundit, që ishte e pesta me radhë, nuk e ka pasur suksesin e dëshiruar, konsiderohet se vazhdimi do të jetë shumë i fuqishëm.
Deri më tani, nuk është thënë data se kur do të lansohet, por është thënë se do të ndodhë gjatë festave të fundvitit.
Kjo është e njëjta kohë, kur Microsoft e lanson edhe konsolën Xbox X, që pritet të ketë risi shumë të përshtatshme për shfrytëzuesit. /Telegrafi/