Drita barazoi 2-2 me Dukagjinin në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Akis Vavalis, trajneri i skuadrës nga Gjilani ka thënë se ata kanë luajtur vetëm një pjesë të ndeshjes mirë.
“Nuk kemi pasur paraqitje të mirë. Kemi luajtur mirë vetëm për një pjesë të ndeshjes”, ka thënë trajneri grek për Art Sport.
“Kemi pranuar dy gola në shtëpi dhe ky është problemi më i madh”.
“Sot kemi shënuar gol, kishim penallti. Problemi i madh është që pranuam dy gola në shtëpi”.
“Nuk mund të presim të shënojmë tri katër gola në secilën ndeshje”, ka potencuar më tej Vavalis. /Telegrafi/