Site icon Telegrafi

Vavalis përjashton mundësinë e dorëheqjes, tregon pse Drita i tij nuk arriti pikët e plota

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes nga pozita e kryetrajnerit në stolin e Dritës.

Tekniku grek tha se nuk është i lumtur me barazimin ndaj Fushë Kosovës (1-1)  pasi ata udhëtuan për të marrë pikët e plota.

“Nuk jam i kënaqur sigurisht sepse erdhëm për pikët e plota. Shënuam por edhe pranuam gol. Jemi munduar të luajmë nga krahët për ta gjetur Blerim Krasniqin. Nuk e shoh problem që Blerimi ta prekë topin pesë ose gjashtë herë, por duhet të jemi më kreativ nga krahët dhe mesi i fushës, e pastaj Blerimi duhet ta kryejë punën e të shënojë”.

Lexo po ashtu Drita assesi të fitojë, barazon kësaj radhe ndaj Fushë Kosovës

Në vazhdim, ai tha se përkundër tentimeve nga skuadra e tij shënimi i goli ishte i vështirë sepse Fushë Kosova po mbrohej mirë.

“Jemi munduar të krijojmë hapësira, por Fushë Kosova pas minutës së 60-të u mbyll dhe ishte problem. Është vetëm ndeshja e katërt dhe edhe po të fitonim, do të kërkonim pikët e plota ndaj Prishtinës”, është prononcuar pas ndeshjes Vavalis.

Xhiron e ardhshme, Drita pret në shtëpi ekipin e Prishtinës, ndërsa Fushë Kosova do të udhëtojë në Klinë aty ku do të përballet me Dukagjinin./Telegrafi/

Exit mobile version