Site icon Telegrafi

Vavalis i pakënaqur me barazimin ndaj Lirisë: Disa lojtarë ishin egoistë dhe kjo na kushtoi

Liria ka ndërprerë ecurinë fantastike të Dritës me pesë fitore radhazi në kampionat.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan mes Dritës dhe Lirisë në fund nuk solli fitues, pasi përfundoi baras 1-1.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis tha pas ndeshjes se disa futbollistë të tij u treguan shumë egoistë duke mos pasur në momentet finale.

“Kishim shumë shanse, por nuk shënuam. Kur nuk shënon natyrisht vjen dënimi. Blerim Krasniqi ka pasur një problem në pjesën e parë dhe është dashur ta zëvendësojmë”.

Lexo po ashtu Ndërpritet seria pozitive e Dritës, barazon në shtëpi me Lirinë

“Jam i kënaqur me disa lojtarë, por në përgjithësi nuk jam i kënaqur pasi ishim egoistë dhe kjo na kushtoi”, ka thënë Vavalis.

Ndeshja e radhës e Dritës është në udhëtim te Ballkani, derisa Vavalis tha se nuk kanë shumë kohë për tu përgatitur.

“Secila ndeshje është e rëndësishme. Tani e kemi derbin, por nuk kemi shumë kohë të përgatitemi”, deklaroi Vavalis. /Telegrafi/

Exit mobile version