Site icon Telegrafi

Vavalis: Dominuam ndaj Ballkanit, tani do të jetë shumë vështirë

Drita ka pësuar humbjen e parë këtë kampionat, pasi është mposhtur nga Ballkani me rezultat minimal 1-0.

Gjilanasit patën një pjesë të parë shumë të mirë, por goli i Lumbardh Dellovës bëri që pikët e plota të mbesin në shtëpi.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se nuk e ndjen presionin përkundër disfatës.

Ndër të tjera trajneri grek tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij pasi dominuan Ballkanin.

Lexo po ashtu Ballkani fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Dritës në kampionat - shton epërsinë në shtatë pikë

“Jo nuk e ndjej presionin pas kësaj humbje pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit edhe pse do të jetë shumë vështirë”.

“Mendoj se ka qenë një ndeshje e mirë, ku kemi dominuar Ballkanin gjatë 90 minutave, por pësuam nga një goditje”, deklaroi ndër të tjera Vavalis.

Me këtë fitore Ballkani shton epërsinë ndaj Dritës në shtatë pikë, pasi kryeson Superligën me 29 pikë, derisa gjilanasit mbetën në pozitën e dytë ne 22 sosh.  /Telegrafi/

Exit mobile version