Site icon Telegrafi

Vauxhall Astra-e – vetura e re elektrike pritet që të del në treg vitin tjetër

Elektrifikimi po vije tek Vauxhall Astra në modelin e ri të gjeneratës së tetë, ku nga viti i ardhshëm do të ketë edhe variantin e veturës tërësisht elektrike.

Ky variant vije pas prezantimit të versionit hibrid plug-in, version i cili gjithashtu do të dal në treg në vitin 2023.

Auto Express shkruan se Vauxhall planifikon që deri në vitin 2024 të ketë një version elektrik të çdo modeli të kësaj veture, gjersa deri në vitin 2028, ata planifikojnë që të gjitha veturat e tyre të jenë tërësisht elektrike, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani veçse i ka disa vetura elektrike si Corsa-e dhe Mokka-e, të cilave do t’u bashkohen edhe Astra-e dhe Sports Tourer.

Detajet teknike të Astra-e ende mbesin të pakta. Stellantis ka zhvilluar një platform të re specifike dhe elektrike STLA-Medium, e përshtatshme për veturat e segmentit C dhe D, siç janë modelet hatchback sikurse Astra dhe Vauxhall Grandland SUV.

Platforma versioni i markës Steallantis të platformës eVMP, e cila po zhvillohej nga PSA, atëherë kur ishin një kompani e pavarur.

Është, në fakt një zhvillim i vazhdueshëm i platformës EMP2, që ndodhet nën Astran e re, në formatet me naftë, benzin dhe versionin e ri Hibrid. /Telegrafi/

 

Exit mobile version