Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të ardhura të ulëta nga viti i ardhshëm do të jetë e destinuar vetëm për studentët në universitetet shtetërore në vend.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se studentët do të mbështeten me masë të re – vauçerë për vizitë të destinacioneve turistike në vend. Për këtë do të ndahen 64 milionë denarë dhe fillimisht do të përfshihen rreth tre deri katër mijë studentë, e pastaj pritet të rritet numri.
Masa do të nis të zbatohet nga janari, ndërsa vauçeri do të mund të shfrytëzohet gjatë gjithë vitit.
Në takimin me përfaqësuesit e studentëve nga universitetet shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, u diskutua edhe që studentët, si dhe femrat sipërmarrëse në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të kenë përparësi ndaj thirrjeve për subvencione.
Me masat për transport, duhet të përfshihen mbi 15 mijë studentë, të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre.
Varësisht nga harxhimet e llogaritura për transport, ata do të kenë vauçerë për udhëtim me vlerë prej 600 deri 1.200 denarë. Kompensimin do ta marrin gjatë shtatë muajve të ardhshëm, respektivisht deri në fund të vitit akademik 2023/2024.