Udhëzimet e reja të konferencës për trajnimin e priftërinjve nuk rekomanduan që burrat homoseksualë të ndalohen nga priftëria.
Por, sipas raportit të titulluar Guidelines and norms for seminaries, çdo prift homoseksual nuk duhet të ketë kurrë marrëdhënie seksuale, siç ka qenë gjithmonë edhe për priftërinjtë heteroseksualë.
Zyrtarisht, Kisha Katolike mëson se homoseksualët duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt, por se aktiviteti homoseksual është “në thelb i çrregulluar”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ajo gjithashtu thotë se burrat që “praktikojnë homoseksualitetin, paraqesin tendenca të thella homoseksuale ose mbështesin të ashtuquajturën kulturë homoseksuale” nuk mund të shugurohen.
Ndërkohë, të gjitha gratë mbeten të ndaluara nga priftëria katolike, pavarësisht nga seksualiteti i tyre.
Raportohet se në janar 2023 Papa Françesku deklaroi në një intervistë se “të jesh homoseksual nuk është krim”.
Gjithashtu në vitin 2023, Françesku miratoi “bekime” për çiftet e të njëjtit seks, por këmbënguli që martesa mund të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje. /Telegrafi/