Vatikani ka publikuar imazhin e parë të Papa Françeskut që kur ai u shtrua në spital një muaj më parë.
Fotoja tregon Papën e ulur në një karrocë me rrota përpara një altari në një kishë në spitalin Gemelli të Romës, ku ai po shërohej nga pneumonia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Më herët të dielën, në mesazhin e tij të shkruar për Angelus, Papa tha se ai përballet me një “periudhë sprove” pasi falënderoi dashamirësit për lutjet e tyre dhe u lut për paqe në “vendet e plagosura nga lufta”.
Kjo shënoi të dielën e pestë me radhë që Papa nuk ishte i pranishëm personalisht për bekimin e tij javor.
Vatikani tha në fillim të kësaj jave një radiografi kishte konfirmuar “përmirësime” në gjendjen e tij, por ai ende ka nevojë për trajtim spitalor.
“Ati i Shenjtë ende kërkon terapi mjekësore spitalore, fizioterapi motorike dhe respiratore”, thuhet në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se ato “po tregojnë përmirësime të mëtejshme graduale”.
Papa Françesku, 88 vjeç, nuk është parë në publik që nga pranimi i tij në spital më 14 shkurt, dhe deri të dielën, asnjë fotografi nuk ishte publikuar. /Telegrafi/