Site icon Telegrafi

Vatikani bëhet me kanalin e vet në YouTube

Detajet e kësaj kontrate do të publikohen të premten në konferencë për shtyp në të cilën, pos zyrtarëve të Vatikanit, do të jetë i pranishëm edhe një nga drejtorët e kompanisë Google, Henrique de Castro.

Në kanalin e ri do të marrin pjesë Google, Qendra televizive e Vatikanit dhe radio stacioni i Vatikani, derisa bëhet fjalë për hapin më të madh të Selisë së Shenjtë në fushën e mediave të reja.

Faqen e vet të zyrtare të internetit www.vatican.va Vatikani e ka qysh prej vitit 1995.

Exit mobile version