Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në orët e mesditës në zonën e njohur si Ura e Drojës në Mamurras.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në kodrën e fshatit.
Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi vatra e zjarri është shumë pranë disa banesave.
Ndërkohë që ka nisur dhe një hetim pasi dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm./A2 CNN