Gjenerali Vasko Gjurçinovski, sot me dekret të presidentit Gjorge Ivanov, është emëruar shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Emërimi i Gjurçinovskit është bërë në kuadër të festimit qendror të Ditës së ARM-së, ku morën pjesë krerët shtetëror dhe ushtarak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjurçinovski vjen në vend të shefit të deritanishëm Metodija Veliçkovski, të cilit i përfundoi mandati trevjeçarë./Telegrafi/