Sipas zëvendës-presidentit të Monacos, Vadim Vasilyev, Kylian Mbappe zgjodhi klubin francez, Paris Saint-Germain para Real Madridit në afatin kalimtar të verës.
Mbappe, 19 vjeç, u transferua te PSG në huazim afatgjatë nga Monaco në muajin gusht, me një çmim të rënë dakord për 145 milionë euro, plus 35 milionë euro bonuse.
Zëvendës-presidenti i Monacos, Vasilyev ka zbuluar se reprezentuesi francezi kishte mundësinë të nënshkruante për PSG-në pse Real Madrid, me lojtarin që përfundimisht vendoi të avancoi karrierën e tij në vendin e tij të lindjes.
“Real Madridi ishte gati për të vënë të njëjtën shumë parash si PSG-ja për Kylian Mbappe”, ka thënë fillimisht Vasilyev për mediumin RMC, një stacion radiofonik francez.
“Por, kjo ishte zgjedhja e lojtarit, për të shkuar në Paris”.
Vasilyev gjithashtu zbuloi se edhe pse nuk ishte i kënaqur me transferimin e Mbappes tek një rival direkt, ai nuk donte t’ia mohonte lojtarit ëndrrën e tij për tu kthyer në qytetin e lindjes, Paris.
“Unë kam qenë gjithmonë i qartë dhe nuk do ta fsheh, por nuk më pëlqen të forcoj një konkurrent të drejtpërdrejtë”, shtoi ai.
“Nuk do ta kisha bërë këtë, por unë respektova dëshirat e Kylianit dhe familjes së tij”.
Duke bërë debutimin e parë në ekipin e tij për Monaco në dhjetor të vitit 2015 në moshën 16-vjeçare dhe 347 ditë, ai u bë lojtari më i ri për që luajti për klubin që nga koha e legjendës Thierry Henry.
Para se të transferohej me huazim në PSG, Mbappe luajti 41 ndeshje në Ligue 1 për Monacon, duke shënuar 16 gola.
Futbollisti i ri ka luajtur 17 ndeshje të ligës për PSG-në deri tani këtë sezon, duke shënuar nëntë gola duke ndihmuar në zhvillimin e një sulmi vdekjeprurës së bashku me Edinson Cavanin dhe Neymarin. /Telegrafi/