Telegrafi

Vasili: Rama zhveshi policinë nga morali

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi në një dalje para mediave se “kryeministri Edi Rama në këto 4 vjet e mbolli Shqipërinë me drogë dhe përgatiti krimin elektoral të 25 qershorit”.

“Edi Rama ishte sot në Policinë e Shtetit. Rikthimi tipik i vrasësit në vendin e krimit, pasi në këtë moment, njeriu që ka zhveshur nga çdo lloj morali Policinë e Shtetit është vetë Edi Rama, që ka që në vitin 2013 që zgjodhi ta drejtonte vetë policinë dhe jo ligji. Në këto 4 vjet e mbolli Shqipërinë me drogë, përgatiti krimin elektoral të 25 qershorit, ku i kërkoi policisë që të ishte aktore elektorale”, tha Vasili.

“Kjo nuk është policia që shqiptarët duan. Kjo është vetëm një kthim i Shqipërisë në një narkoshtet që drejtohet nga një narkotrafikant në krye”, theksi Vasili.

Ai se “të mërkurën, ky kryeministër ka një provë: të vendoset me krimin apo kundër tij; të vendoset në anën e ligjit apo antiligjit”. /Telegrafi/