Site icon Telegrafi

Vasilevski: PSP-ja është selektive dhe dëshiron të imponojë frikë

Pas përhapjes së lajmeve se PSP-ja ka marrë në pyetje mbi 200 qytetarë të Ohrit, SashoVasilevski sot një televizion të Ohrit deklaroi se PSP-ja është selektive dhe dëshiron të imponojë frikë tek qytetarët e rëndomtë. Ai i sigurojë qytetarët se nuk do tu ndodh asgjë, për shkak se sipas tij, Maqedonia është shtet demokratik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ligji është i qartë dhe punë të tilla nuk do të lejohen – të futesh në shtëpi, të trokitet në derë në orën 22 dhe 23 të mbrëmjes dhe 5 dhe 6 të mëngjesit, pa marrë parasysh a është i dyshuar apo dëshmitar. Vetëm policia mund ta bëjë këtë gjë edhe atë nëse jeni të dyshuar për vrasje ose krim të rëndë”, deklaroi Vasilevski./Telegrafi/

Exit mobile version