Site icon Telegrafi

Vasilevski para 27 prillit: Më mirë në Kuvend të shkojmë pa kollare, të mos na pengojnë

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit e vitit të kaluar u prezantuan dëshmi shtesë nga lista e Prokurorisë. Në mesin e dëshmive ishte dhe komunikimi përmes aplikacionit “Viber” mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Komunikimi që e prezantoi Prokuroria fillon disa ditë para 27 prillit dhe nga i njëjti komunikim mund të vërehet se deputetët e OBRM-PDUKM-së, secilën ditë kanë pritur zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, ku edhe janë përgatitur se si do të veprojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në komunikimin nga 12 prilli të vitit 2017, i akuzuari Sasho Vasillevski ju propozon kolegëve të tyre të Kuvendit të shkojnë pa kollare, sepse do t’u pengojë.

“Për kolegët do të jetë më mirë nëse shkojmë në Kuvend pa kollare, të mos na pengojnë. Diçka përgatisin, të jemi të gatshëm. Mendoj se nesër duhet të ndodhë shumë popull, nga ora 10:00 dhe deri në fund të seancës kuvendare. Të jemi të gatshëm, komunistët më në fund ndërmarrin në mënyrë të dhunshme ta marrin Kuvendin”, ka shkruajtur Vasilevski në grupin e “Viber”.

Lexo po ashtu Prokuroria: Pepiq dhe Mihajllovski kanë goditur Ziadin Selën më 27 prill

Janë prezantuar edhe komunikimi Antonio Milloshoskit ku thotë se LSDM dëshiron ta zgjedh kryetarin e Kuvendin në ndonjë sallë tjetër.

“Sipas ndonjë logjikë, LSDM dëshiron sot ose nesër të zgjedh kryetarin e Kuvendin në ndonjë sallë tjetër, me qëllim të ketë akt të kryer pra vizitës së Hojt Lii, që do ta pranonte kryetarin e ri. Kjo është planifikuar të ndodh gjatë orarit të punës, për të mos patur njerëz nëpër rrugë”, shkruan Milloshoski.

Në bisedimet “viber” të 27 prillit, diçka pas orës 21:00,. Sasho Vasilevski ka përmendur edhe kryetarin Ivanov, që më pastaj, një person i panjohur rreth orës 22:00 në grup ka shkruar “A kemi diçka”, ku deputeti Zoran Ilieski i përgjigjet “Tani për tani s’kemi, presim”./Telegrafi/

Exit mobile version