Site icon Telegrafi

Vasilevski, Ilievski dhe Arnaudov nuk kanë hyrë në grevë urie

Foto: Ilustrim

Deputetët e arrestuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, Sasho Vasileski dhe Luben Arnaudov si dhe njëri prej organizatorëve të protestave për “Maqedoni më të mirë” Bogdan Ilievski momentalisht nuk mbajnë grevë urie, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Penale.

Një pjesë e mediave duke iu referuar shkrimeve në rrjetet sociale nga të afërmit dhe miqtë e tyre publikuan se Vasilevski, Arnaudov dhe Ilievski prej ditës së djeshme janë në grevë urie në burgun e Shutkës.

Të treve gjatë javës së kaluar iu vazhdua arresti 30-ditor, pasi Gjykata e Apelit i refuzoi ankimimet e tyre.

Të arrestuarit janë të dyshuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në ngjarjet nga prilli i vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version