Të përzgjedhurat e trajnerit Fidan Shatri, edhe në sfidën e dytë kundër Penzës, takim ky i luajtur në ‘1 Tetori’, janë treguar skuadër më e mirë duke qenë superiore gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund me plotë meritë iu gëzuan fitores.
Rezultati 80-64, në favor të Sigal Prishtinës dëshmon se prishtinaset e merituan fitoren, duke fituar trofeun e titullit të kampionit. /KP/Telegrafi/