Telegrafi

Vashat e Kosovës pësojnë humbje të thellë në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar humbje të thellë ndaj Uellsit me rezultat 6-0 në kualifikimet e Kampionatit Evropian për 2025.

Pjesa e parë përfundoi 2-0, përkundër se takimi nga vashat tona nisi me shumë kujdes.

Në minutën e 30-të, Rowe shënoi golin e parë të takimit, kur u asistua prej Fishlock.

Fishlock asistoi edhe te goli i dytë, kur gjeti Green (44’), që realizoi për 2-0.

Në 45 minutat e dytë u shënuan edhe katër gola tjerë nga uellsianet.

Rowe e realizoi edhe golin e dytë persona në këtë takim, për rezultatin 3-0, kur shënoi në minutën e 60-të.

Dy minuta më vonë, Morgan shënoi për 4-0, duke mos u dhënë asnjë shpresë veshave tona.

Hughes vulosi fitoren e Uellsit, kur realizoi dy gola, të pestin në minutën 85-të, dhe për 6-0 në atë të 90+3-të. /Telegrafi/