Pas fitores ndaj Qipros, Kosova ka pësuar humbje nga Luksemburgu 65:94 (12:18, 18:28, 22:29, 13:19), në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.
Kosova e filloi shumë mirë ndeshjen, duke qenë në epërsi 6:1, por më pas kishte një rënie që ndikoi edhe në rezultat, duke humbur periudhën e parë 12:18. Luksemburgu vazhdoi me lojë të mirë, duke arritur epërsinë më të lartë 25:42, derisa pjesa e parë përfundon 30:46.
Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, 22:29, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 52:75. 10 minutat e fundit ishin formale dhe Luksemburgu triumfoi 65:94. Te Kosova u dallua Alexis Tolefree me 23 pikë.
Për Kosovën kjo ishte ndeshja e dytë radhazi për dy ditë, pas asaj ndaj Qipros, derisa Luksemburgu kishte pushuar dje dhe kjo ishte sfida e parë në këtë garë, duke bërë që të jetë më i freskët në ndeshje.
Kosova e përfundon grupin me një fitore dhe një humbje, kurse Luksemburgu nesër do të përballet me Qipron, ku do të vendoset se cilat do të jenë dy kombëtaret që do të kualifikohen në gjysmëfinale