Telegrafi

Vashat e Kosovës luftuan fortë kundër Polonisë, por në fund u mposhtën

Vashat e Kosovës ka pësuar humbje nga Polonia në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Prishtinë, ku edhe pse kishin paraqitje të mirë në fund pësuan humbje me rezultatin 34:27 në ndeshjen që i takoi kualifikimeve për “Euro 2024”. 

“Dardanet” e nisën mirë ndeshjen, ndërsa në minutat e para të ballafaqimit krijuan epërsi 5:1.

Polaket u kthyen në lojë më pas, por Kosova sërish u shkëput me dy gola epërsi, 11:9.

Në pushim skuadrat shkuan me rezultatin e barabartë 17:17.

Loja e fortë e të dyja përfaqësueseve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por përvoja e polakeve bëri që ato të krijonin epërsi 26:23, të cilën e menaxhuan deri në fund.

Polonia kështu ka krijuar epërsi solide me shtatë gola për duelin kthyes në Zielona Gora, që zhvillohet të dielën.

Leonora Demaj ishte më e dalluara te Kosova pasi e përfundoi ndeshjen me 12 gola në total nga 20 tentime.  Dhjetë tentime e gjashtë gola të shënuar i pati Mirela Gjikokaj.

Edhe portierja Aurora Kryeziu pati disa momente të mira. Nga 42 tentime i priti 10 prej tyre.

Monika Kobylinska ishte më e dalluara te Polonia me nëntë gola nga 13 tentime. /Telegrafi/