Hendbollistet e Çairit mbetën aktive në skenën ndërkombëtare në Kupën Evropiane pasi sonte mposhtën ekipin e Kerzheng në ndeshjen e kthimit, duke siguruar kualifikim në turin e tretë, njofton Telegrafi.
Pas fitores si mysafir 28-26, sonte vajzat e Çairit festuan fitore me rezultat 32-26. Pavarësisht se kishin probleme vetëm në fillim, ata shumë shpejt morën kontrollin dhe fituan një epërsi që e ruajtën deri në fund të ndeshjes.
Golashënuese më e mirë për Çairin ishte Gulitsoska me tetë gola. Paraqitje të mrekullueshme patën edhe portieret Mitroviq dhe Kojoviq, të cilat kanë intervenuar saktë nga 15 herë.
Ekipi i Çairit kundërshtarin e raundit të tretë do ta mësojë të martën. /Telegrafi/