Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, ka reaguar ndaj informatave se fotografia e shfaqur sot nga deputetja Brovina është marr nga një web faqe e ushtrisë së Irakut.
Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi Goodman ka shkruar se pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme.
Ajo ka kërkuar në emër të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale që të mos provokohen ndjenja e tyre.
“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë ne emër ” të gjithave” ju lutem që të kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjera te tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve.
Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në çfarëdo forme”, ka shkruar në Facebook, Vasfije Krasniqi Goodman./Telegrafi/