Telegrafi

Vasfije Krasniqi kthehet në studio televizive, bashkë me vëllain flasin për sfidat e të mbijetuarave të dhunës seksuale

Vasfije Krasniqi Goodman është ndër gratë e rralla në Kosovë që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që kishte përjetuar  gjatë luftës së vitit 1999.

Sot në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini, nga ora 18: 20 do të keni mundësi që të ndiqni një bisedë me të  mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo do të flas bashkë me vëllain e saj për shtyrjen përpara të kësaj teme dhe duke tentuar që t’u japë zë edhe shumë të mbijetuarve tjerë që kishin fatin e njëjtë si të Vasfijes.

Vasfije Krasniqi Goodman rrëfimin e saj e bëri publik më 16 tetor 2018 duke folur edhe për sfidat në kërkimin e drejtësisë dhe ndëshkueshmërinë për dhunuesit e saj.

Vasfija ishte dekoruar me medalje presidenciale dhe për guxim qytetar për rrëfimin e saj publik.