Telegrafi

Vasfije Krasniqi dekorohet sot me Medalje presidenciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do ta dekoroj sot me medalje presidenciale Vasfije Krasniqi-Goodman.

Vasfije Krasniqi Goodman ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ajo para disa dite rrëfeu rastin e përdhunimit nga forcat e policisë serbe, në prill të vitit 1999.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Vasfije Krasniqit, dy dekada pas tmerrit të përjetuar të përdhunimit seksual në luftë: Doja vetëm të vdisja (Video)

Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët gjykatat e Kosovës i kanë shpallur të pafajshëm.