Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar me medaljen “qytetare e merituar e Kosovës”, Vasfije Krasniqi Goodnam.
Vasfije Krasniqi ditë më parë e ka rrëfyer tmerrin që ia shkaktuan serbët kur e përdhunuan në moshën 16 vjeçare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Thaçi tha se një nga brengat më të dhimbshme për të gjithë mbetet dhunimi i 20 mijë grave dhe burrave shqiptar nga forcat paramilitare të shtetit serb.
Rrëfimin e Vasfije Krasniqit, Thaçi e ka konsideruar si thirrje ndaj Kosovës, popullit serb dhe institucioneve ndërkombëtare për të sjellë drejtësi ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kurse, Vasfije Krasniqi duke e falënderuar presidentin për medaljen tha se iu duhet mbrojtje dhe drejtësi juridike.