Që Maqedonia e Veriut deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, të gjitha partitë, pa marrë parasysh pushtet a opozitë, duhet të japin kontribut që kjo të arrihet, vlerëson zv. ambasadori i BE-së në vend, Xhulian Vasalo.
“A është e mundshme që të bëhet anëtare deri në vitin 2030, unë mund të jap mendimin tim se progresi deri më tani është bërë, por që të arrihet më tepër të gjitha partitë politike pa marrë parasysh pozitë apo opozitë, duhet të punojnë dhe mendoj se mendimi kryeministrit në atë rast nuk do të ishte një vlerësim jo real, por procesi i reformave të vazhdojë dhe ne kemi përpara shumë për të bërë dhe reformat mos të mbeten në letër po efekti i reformave të mund të ndihet në realitet”, deklaroi Xhulian Vasalo.
Vasalo këtë e tha gjatë promovimit të sistemit ujësjellës në Tearcë, ku ishte bashkë me Ministrin e Bujqësisë Lubço Nikollovski, i cili pret që tash si vend që po negocion, të rriten edhe investimet me përkrahje të BE-së.
“Me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe promovim më të madh të gjuhës maqedonase në gjithë Bashkimin Evropian, që do jetë gjuhë zyrtare, e pamë në të gjitha fotot që erdhën dje nga Brukseli dhe me mbrojte të identitetit tonë dhe e vërtetuam rrugën tonë evropiane, sot jemi në tavolinën e përbashkët dhe i hapim bisedimet”, pohoi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Nikollovski u shpreh se Maqedonia nuk ka partnerë të tjerë përveç Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve dhe se i vjen mirë se me nisjen e bisedimeve fituan fuqitë progresive që e udhëheqin dhe e shtyjnë para shoqërinë./TV21/