Site icon Telegrafi

Varvitsiotis: Komisioni në emër të Qeverisë së Greqisë do ta ndjek zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Në një intervistë për radion greke ‘Parapolitika’, ministri alternativ për Punë të Jashtme, Miltiadis Varvitsiotis tha se “Qeveria e Greqisë përmes komisionit do ta ndjek zbatimin e Marrëveshjes së Prespës”.

“Ka një komision që është për librat, ndërsa në anën tjetër ekziston një komision që në emër të qeverisë greke, e ndjek zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha Varvitsiotis, përcjell Telegrafi Maqedoni

Ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë shtoi se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që nuk i konvenon standardeve kombëtare greke.

Ai sqaroi se ata si Qeveri tashmë po menaxhojnë me pasojat, përkatësisht menaxhojnë me marrëveshjen dhe me “çështjen lidhur me prodhimet greke që bartin emrin Maqedoni”./Telegrafi/

Exit mobile version