Telegrafi

Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, qëndrueshmëri në rajon

Greqia beson se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mjet efikas për paqen dhe stabilitetin e rajonit, deklaroi ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar grek për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, sipas medieve greke.

”Greqia është në favor të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën evropiane të zgjerimit për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Greqia beson se ky është një mjet efikas për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Varvitsiotis.