Telegrafi

Varvitsiotis: Do të mbështesim integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Ministri alternativ për Punë të Jashtme i Republikës së Greqisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, përmes një letre deri tek zv.kryeministri Bujar Osmani, paralajmëroi mbështetje për integrimet evropiane të vendit.

Varviciotis thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor, paraqet prioritet strategjik për Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, paraqet prioritet strategjik për Republikën e Greqisë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me kushtet e parapara dhe në bazë të meritave vetanake, për çka zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Prespës paraqet domosdoshmëri”, shkruan Varviciotis në letrën dërguar Osmanit, me të cilën së shpejti paralajmërohet takim bilateral mes përfaqësuesve përgjegjës për çështje evropiane të dy vendeve./Telegrafi/