Site icon Telegrafi

Varuni në botën e artistit i cili sfidon gravitetin

Për ta bërë ndonjërën prej këtyre fotografive mbresëlënëse, Wei nganjëherë i nevojiten gjashtë muaj përgatitje. Nuk është edhe aq e lehtë të lëshohesh nga ura ose të fluturosh në ajër. Për këtë nevojiten shumë rekuizita, shumë efekte siç janë tymi, pasqyrat, telat, bile edhe vinçat dhe natyrisht nevojiten edhe bashkëpunëtorë. Kur mendohet skena dhe organizohen të gjitha, atëherë vjen koha për fotografinë. Pastaj pason përpunimi kompjuterik, fshirja e telave, rripave të sigurimit dhe të gjitha rekuizitave tjera që janë përdorur.

Li Wei merret me këtë zanat prej vitit 1999 dhe deri më tash falë punës së tij të pazakontë ka fituar dhjetëra mijëra euro.

“Kjo punë është e rrezikshme por mua më pëlqen. Ia vlen të rrezikosh, të sfidosh ligjet e gravitetit dhe të fluturosh në ajër”, thotë Wei. /Telegrafi/

Exit mobile version