Është varrosur afaristi Qerim Çoçaj, i cili ndërroi jetë dje, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti në qytetin e Gjilanit.
Përpos miqve dhe familjarëve, në varrim ishte edhe kryetari i komunës, Lutfi Haziri.
Duke kujtuar se të enjten rreth orës 14:05 një kamion i mbushur me fuqi-uji dalë jashtë kontrollit duke dhe vrarë një person dhe plagosur mbi 20 të tjerë.
Lidhur me aksidentin e shkaktuar në Gjilan nga kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, kompania ka dhënë një përgjigje me shkrim përmes të cilës thonë se kamioni i përfshirë në aksident i ka pasur të kryera të gjitha kontrollet e nevojshme.
Kompania dëshiron që përmes kësaj komunikate, të sqarojë se kamioni i përfshirë në këtë aksident ka pasur të kryera të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme.
Ne jemi në pritje të raportit policor nga hetimet që janë duke u zhvilluar, që të kuptojmë shkaqet e sakta të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e tyre./Telegrafi/