Site icon Telegrafi

Varroset me nderime Ramadan Polluzha – djali i Shaban Polluzhës (Video)

Një person e ka shumë të lehtë të jetë djali i një personi jo të mirë, mirëpo është shumë e vështirë të jetë djali i një personi të mirë e të mençur. Me këtë gjë është përballur për 88 vjet Ramadan Polluzha, djali i heroit kombëtar, Shaban Polluzha. E, këto janë disa nga fjalët lamtumirëse që u thanë në varrim të Ramadan Polluzhës, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Përfaqësuesi i familjes Polluzha, Zahiri, është shprehur i prekur me nderimet për gjyshin e tij.

Figurën e Ramadanit dhe babait të tij, Shabanit, e ka çmuar lart edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Ramadani është përcjell për në banesën e tij të fundit nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ramadani kishte kohë që i ishte rënduar gjendja shëndetësore, ndërkaq u varros pranë varrit të babit të tij, Shabanit. /GazetaTribuna/

Exit mobile version