Naser Makolli, i cili ka vdekur dje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan është varrosur sot rreth orës 16:30.
Varrimi është bërë pasi Makollit i është bërë edhe autopsia, meqë akoma nuk dihen saktësisht rrethanat e vdekjes së tij.
Sipas mjekëve ai kishte një infeksion në zorrë, por kundër kësaj kanë dalë familjarët të cilët dyshojnë për vdekjen e tij.
Makolli ishte shoku i qelisë së Astrit Deharit, tashmë ish-aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri nga dëshmitarët kryesor të vdekjes së tij.
46 vjeçari u burgos për bashkëkryerje të një vrasje në Sopi të Suharekës gjatë vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.